Indonezi, moti pengon ndarjen e ndihmave

29/10/2010 12:30

Moti i keq po pengon sërish përpjekjet për të dërguar ndihma tek banorët e prekur nga tsunami i së hënës, në Indonezi.

Shira të dendura dhe batica të larta po pengojnë varkat që të shpërndajnë furnizimet në ishujt e izoluar Mentauai dhe në brigjet perëndimore të Sumatrës.

Autoritetet kanë konfirmuar se mbi 400 persona kanë vdekur, ndërkohë që shumë trupa të tjerë duhet të rekuperohen nga nga zonat bregdetare.

Tsunami u shkaktua nga një tërmet nënujor me një fuqi prej 7.7 ballë i shkallës Rihter.

Skuadrat e shpëtimit po mendojnë t’i shpërndajnë ndihmat nga ajri, por nuk ka helikopterë të mjaftueshëm për të arritur në zonat e shkatërruara.

Qeveria ka premtuar miliona dollarë për të mbështetur përpjekjet, por agjencitë e ndihmave thonë se personat në ishuj kanë nevojë urgjente për ushqim dhe strehim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA