Indonezi, mbi 390 të vdekur nga tsunami

29/10/2010 09:15

Sa vjen dhe rëndohet më shumë bilanci i viktimave të tsunamit që goditi Indonezinë, pas një tërmeti me fuqi 7.7 ballë të shkallës Rihter.

Sipas informacioneve të fundit, aktualisht numërohen 394 persona të vdekur, ndërsa 312 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas një përgjegjësi të skuadrave të shpëtimit, rreth 13 mijë persona janë strehuar në kampet e ngritura posacërisht për të pastrehët.

Tsunami i dtës së hënë goditi kryesisht arqipelagun e ishujve Mentauai, në brigjet e Sumatrës.

Ndërkohë, vullkani indonezian Merapi, dalja e të cilit vrau 32 persona ditën e martë, ka lëshuar sërish hi dhe për herë të parë llavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA