Hetimi: “BP” kishte dijeni për problemet

29/10/2010 03:25

Komisoni hetimor i ngritur nga Shtëpia e Bardhë për të hetuar katastrofën ekologjike në Gjirin e Meksikës së shkaktuar pas rrjedhjes së naftës nga një pus i kompanisë “BP”, në një raport të tijin shprehet se kompania kishte dijeni për problemet para incidentit.

Në raport thuhet se testimet e kryera në platformë disa javë para ndodhjes së incidentit, ku gjetën vdekjen 11 persona, arritën në përfundimin se cilësia e cimentos që siguronte pusin e naftës nuk ishte në standartet e kërkuara.

Rezultati i testimit iu dorëzua kompanisë BP më 8 mars, një muaj para katastrofës dhe megjithatë kompania nuk ndërmori asnjë masë për ta parandaluar atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA