Defekti, “Nissan” tërheq 2.1 milion makina

29/10/2010 04:15

Kompania japoneze e prodhimit të makinave “Nissan” njoftoi tërheqjen nga tregjet botërore të 2.1 milion automjeteve për shkak të një problemi me ndezjen.

“Nissan” saktëson se defekti është hasur tek modelet Micra dhe Infiniti të prodhuara mes viteve 2004-2006 në fabrikën e Sandërlendit.

Defekti qendron tek motori i këtyre modeleve. Gjatë kohës kur mjeti është në lëvizje motori mund të fiket. Gjithësesi “Nissan” deklaroi se nuk ka asnjë raport për aksidente të shkaktuara nga ky problem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA