BE, rregulla të reja për eurozonën

29/10/2010 08:00

Rregulla të forta për eurozonën, në mënyrë që të paralajmërohet një krizë tjetër financiare, janë miratuar nga liderët e vendeve të BE-së.

Krerët e shteteve ranë dakord për një fond të përkohshëm për të ndihmuar euron në kohë krize dhe për ligje që i japin BE-së fuqi për të kontrolluar buxhetet kombëtare.

Zyrtarë të BE deklaruan se eurozona për pak sa nuk falimentoi më herët gjatë vitit për shkak të mungesës së një mekanizmi të tillë.

Gjermania kërkon ndryshime të kufizuara në traktatin e BE-së për të fuqizuar ndryshimet, por përballet me rezistencën e vendeve të tjera.

Ndërkohë, kryeministri britanik David Cameron fitoi mbështetje për betejën e tij kundër një rritjeje prej 5.9% në buxhetin e BE-së.

Gjermania dhe Franca ishin mes 10 vendeve që mbështetën përpjekjen e zotit Cameron për të kufizuar rritjen e buxhetit në 2.9%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA