11 shtatori, Bush urdhëroi rrëzimin e avionëve

29/10/2010 01:40

Faqa e internetit Drudgereport publikoi disa pjesë nga libri i ish-presidentit amerikan, Xhorxh. Ë Bush kur duhen edhe pak ditë nga dalja e tij në shitje.

Sipas Drudgereport në 11 shtator të 2001 presidenti Bush urdhëroi avionët luftarakë të rrëzojnë në tokë të gjithë avionët e marrë nën kontroll nga kamikazët. Udhëri është lëshuar pas përplasjes së dy avionëve të parë me Kullat Binjake, ndërkohë që avioni i fundit nën kontrollin e kamikazëve u rrëzua në Pensilvani pak minuta pasi u lokalizua nga forcat ajrore.

Libri “Decisions Points” i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë do të dalë në treg më 9 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA