Ukrainë, Putin shfaqet me syrin e zi

28/10/2010 16:45

Shikimi i kryeministrit rus Vladimir Putin me një njollë të mavijosur në fytyrë ka përhapur zëra se ai është i sëmurë, ose i është nënshtruar një kirurgjie estetike.

Politikani i hekurt, 58 vjec, u shfaq me një grim të rëndë kur u fotografua me një njollë të errët rreth një syri, gjatë një vizite në Ukrainë.

Disa sugjerojnë se Putin, i cili ka brez të zi në xhudo, është lënduar gjatë një stërvitjeje.

Por zyra e tij e mohoi një gjë të tillë, duke deklaruar se njolla e zezë ka ardhur si pasojë e lodhjes së kryeministrit dhe e mungesës së dritës në sallë.

Sipas një televizioni ukrainas, Putin mbërriti në Kiev me humor të keq dhe me një njollë të mavijosur në mollëzën e tij të majtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA