Somali, ekzekutohen në publik dy vajza të reja

28/10/2010 17:10

Dy vajza të reja janë ekzekutuar në publik nga grupi islamik Al Shabab, në Somali.

Ato u qëlluan deri në vdekje nga një skuadrilje e armatosur, në një shesh në qytetin e Beleduejnit.

Vajzat, të moshës 15 dhe 18 vjec, u dënuan me vdekje pasi u akuzuan për spiunazh, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Somalia është pa një qeveri funksionale që prej vitit 1991 dhe grupet e lidhura me Al Kaedën kontrollojnë shumicën e territoreve në jug të vendit.

Dy vajzat e vrara janë identifikuar si Ayan Mohamed Jama, 18 vjec dhe Huriyo Ibrahim, 15 vjec.

Militantët e Al Shabab e njoftuan ekzekutimin duke ecur në rrugët e qytetit me një altoparlant dhe duke urdhëruar qytetarët që ta ndiqnin atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA