SHBA, qeveria fsheh shpenzimet në Afganistan

28/10/2010 17:00

Qeveria amerikane ka shpenzuar rreth 55 miliardë për rindërtimin e Afganistanit që prej vitit 2001, por nuk mund të tregojë se si janë shpenzuar paratë.

Inspektori i posacëm i zyrës për rindërtimin e Afganistanit ka deklaruar se bëhet fjalë për një “labirint të ngatërruar” shpenzimesh.

Thuhet se rreth 7 mijë kontraktues kanë marrë 17.7 miliardë dollarë nga viti 2007 në 2009-ën, por të dhënat për këtë shpenzim kanë qenë shumë të varfëra.

Bëhet fjalë për auditin e parë gjithëpërfshirës që bëhet për shpenzimet amerikane në Afganistan, që kur filloi misioni kundër talebanëve në vitin 2001.

Sipas raportimit, agjencitë qeveritare amerikane nuk i regjistrojnë kontratat për Afganistanin në baza të dhënash të ndara dhe për pasojë nuk mund të zbulohet lehtë se ku janë shpenzuar paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA