SHBA, Obama kërkon kohë

28/10/2010 12:00

Presidenti Barack Obama kërkon ende kohe nga zgjedhësit amerikanë për të realizuar disa nga projektet e tij.

I ftuar ne emisionin televiziv satirik “Daily Show” ai deklaroi se prioritetet e reja tashme jane energjia dhe emigracioni.

“Duhet të cojmë përpara një axhendë që bën dallimin në jetën e njerëzve cdo ditë. A është mjaft tani? Jo unë mendoj se njerëzit presin të shohin më shumë progres”, tha Obama.

Pasi ia doli me reformën e shëndetësinë, Obama ka si prioritet për dy vitet e ardhshme energjinë dhe emigracionin.

Republikanët përdorën në fushatën e tyre pakënaqësite mbi demokratët mbi ekonominë. Sondazhet thonë se ata do të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, madje do të dobësojnë demokratët në Senat.

Kjo do të vështirësojë planet e Obamës dhe demokrateve për të kaluar reformat kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA