SHBA, avaria nxjerr jashtë loje raketat bërthamore
28/10/2010 04:30
Një avari në sistemin raketor të Shteteve të Bashkuara ka nxjerrë jashtë përdorimit 50 raketa bërthamore interkontinentale (ICBM) për rreth 45 minuta.
Sipas autoriteteve amerikane pas avarisë nuk fshihet asnjë virus informatika apo ndonjë lloj agjenti tjetër kompjuterik i jashtëm dhe se në rast nevoje raketët mund të lëshoheshin.
Edhe disa vite më parë janë regjistruar probleme të tilla, por avaria e fundit u regjistrua në bazën ajrore të Warren në Wyoming një nga tre bazat në të cilat ruhet arsenali bërthamor amerikan. Dy të tjerat ndodhen në Dakotën e Veriut dhe Montana.
Top Channel