Sauers: Armët bërthamore rrezik madhor

28/10/2010 13:55

Shumimi i armëve bërthamore është rrezik më i madh për Perëndimin se sa kërcënimet për sulme masive terroriste. Deklarata e shefit të shërbimit sekret britanik, Xhon Sauers, u bë gjatë një fjalimi që ai mbajti para një grupi gazetarësh e akademikësh në Londër.

“Vendi ynë, sistemi ynë demokratik nuk do të rrëzohet nga një sulm tipik terrorist”, tha Sauers, bën të ditur Evropa e Lirë.

Fjalimi i Sauersit është i pari në historinë britanike kur një shef i shërbimit sekret ende në detyrë flet publikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA