Rusia: Gati t’i shesim armë Iranit
28/10/2010 16:25
Rusia është gati t’i shesë armatime Iranit, nëse ato nuk bëjnë pjesë në listën e armëve të ndaluara në bazë të sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit.
Deklarata është bërë nga përgjegjësi i agjencisë shtetërore ruse për armatimet, Anatoli Isaikin.
“Nëse do të ketë një kërkesë për material ushtarak, që nuk bën pjesë në listën e sanksioneve të OKB-së, atëherë ne do të bisedojmë me Iranin”, ka deklaruar Isaikin.
Zyrtari rus ka shtuar se nuk ekziston asnjë tabu absolute mbi kontratat për kategoritë e armatimeve që janë jashtë listës së armëve të ndaluara.
Top Channel