Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Për shekuj me radhë njerëzimi është përpjekur të japë një shpjegim për ëndrrat, shpjegime këto që zanafillat e para i gjejmë që në Egjiptin e Lashtë, ku ëndrrat cilësoheshin si mesazhe nga Zoti.
Por regjistrimi i ëndrrave mund të bëhet realitet. Të paktën këtë pretendojnë një grup studiuesish amerikanë të cilët kanë publikuar hulumtimin e tyre në revistën “Nature”.
Shkencëtarët shprehen se kanë arritur të ndërtojnë një sistem elektronik të aftë për të perceptuar dhe për të regjistruar të ashtuquajturin “aktivitet i lartë i trurit”.
Studimi i udhëhequr nga Dr. Moran Cerf konsistoi me njohjen e disa personave që ishin ofruar vullnetarë, me një sërë imazhesh, objektesh dhe konceptesh. Pacientëve iu treguan disa imazhe dhe objekte me radhë dhe më pas u lokalizuan qelizat përgjegjëse të trurit të cilat reagonin pas çdo imazhi, objekti apo koncepti.
Dr. Cerf shprehet se me krijimin e një game të gjërë konceptesh, imazhesh apo objektesh dhe me lokalizimin e qelizave përkatëse të tyre mund të monitorohet aktiviteti i trurit gjatë kohës që jemi në gjumë.
“Në dëshirojmë që të lexojmë ëndrrat e njerëzve”, deklaron udhëheqësi i kërkimit shkencor, Dr. Moran Cerf.
Qëllimi sipas doktor Cerf nuk është interpretimi i ëndrrave, por zbulimi se “Si” dhe “Pse” njerëzit shikojnë ëndrra.
Top Channel