Hapësirë, Kina “rivalizon” SHBA-në dhe Rusinë

28/10/2010 01:40

Kina parashikon që brenda vitit 2016 të hedhë në orbitë stacionin e saj hapsinor me astronautë në bord, një projekt ky që do të rëndiste vendin aziatik bashkë me SHBA-në dhe Rusinë në luftën për pushtimin e hapësirës.

Kjo sipas agjencisë së lajmeve “Kina e Re”, e cila shton se planifikohet gjithashtu që brenda 2020 të ndërtohet një laborator studimesh shkencore në orbitë si dhe dërgimi i një astronauti në Hënë.

Plani afat-mesëm i Kinës për t’u hedhur në orbitë do të paraprihet nga lëshimi në hapësirë i dy kapsulave vitin e ardhshëm, që të dyja këto kapsula pa astronautë në bord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA