Gjermani, zgjatet përdorimi i impianteve atomike

28/10/2010 19:05

Një grup aktivistësh në Gjermani kanë shpalosur një banderolë në Berlin, si shenjë proteste ndaj miratimit nga Parlamenti të planit për zgjatjen e përdorimit të impianteve bërthamorë.

Protestuesit e Greenpeace u ngjitën në tarracën e selisë së Partisë Kristian Demokrate të kancelares Angela Merkel, për të lëshuar banderolën gjigande përpara fasadës së saj prej qelqi.

Ndërsa disa të tjerë formuan një zinxhir njerëzor rreth ndërtesës së dhomës së ulët të Parlamentit. Brenda, deputetët votuan projekt/ligjin me 308 vota pro dhe 289 kundër. Kështu, 17 centralet bërthamore të vendit do të veprojnë edhe për 12 vjet të tjera.

Në vitin 2000, kancelari i atëhershëm Gerhard Schroeder, ra dakord për mbylljen e centralit të fundit në vitin 2021, pas shqetësimeve të qytetarëve për sigurinë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA