Cristiano Ronaldo prezanton ‘Nike Safari Boots’

28/10/2010 20:40

Cristiano Ronaldo prezantoi “Nike Safari Boots”, këpucët e tij të reja të cilat do t’i veshë për herë të parë në derbin ndaj Atletico Madrid.

Futbollisti portugez gjithmonë i ka habitur tifozët e futbollit me ngjyrat e këpucëve: të verdha, lejla, të gjelbra etj.

Këtë radhë, firma ‘Nike’ ka sjellë një model që nuk është parë ndonjëherë në botën e futbollit, këpucë që duken të bëra me lëkurë leopardi.

Futbollisti i Real Madrid u shpreh: “Ky stil këpuce i përshtatet shumë lojës sime.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA