BE diskuton për ekonominë
28/10/2010 11:10
Udheheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për masat vendimtare që kanë si qëllim të shmangin efektin domino të ekonomive evropiane, nëse do të ketë një tjetër krizë krediti në një prej anëtarëve më të dobta të unionit.
Sipas BBC-së, mes vendeve evropiane ekzistojnë ndarje të hidhura, përsa i takon mënyrës se si duhet ecur përpara.
Flitet se po konsiderohet vendosja e sanksioneve ndaj vendeve të zonës së euros nëse dalin me defiçite të mëdha.
Por disa vende evropiane janë të shqetësuara nga kërkesat e Gjermanisë dhe Francës për rregulla më strikte që mund të çojnë në ndryshime të traktateve evropiane.
Top Channel