Zhurma në punë, dëmton zemrën

27/10/2010 11:20

Nëse në punë jeni të detyruar të ngrini zërin për të folur me kolegun, sepse zhurma që keni përreth është e lartë, atëherë duhet të bëni kujdes, pasi rrezikoni zemrën tuaj.

Të kalosh ditën e punës, në mënyrë të vazhdueshme i rrethuar nga zhurma, atëherë ekziston rreziku për sëmundje kardiake, si infarkti.

Këtë e konfirmon një studim i kryer ndaj 6 mijë punonjësve dhe i publikuar në “Occupational and Environmental Medicine”, një revistë e specializuar e “British Medical Journal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA