Zbulohen motorët e evolucionit
27/10/2010 21:20
Zbulohen në ADN-në njerëzore “motorët e evolucionit” të cilët janë pako genesh që ndryshojnë shumë lehtë nga individi në individ ose nga një popullsi në tjetrën.
Në këtë mënyrë vërtetohet edhe teoria se njeriu po vazhdon të evoluojë.
Përfundimin e kanë nxjerrë dy kërkime të publikuara në “Science” e “Nature” të bazuara në analizën e AND-së së qindra individëve.
Studimi i parë ka zbuluar mijëra gene përgjegjës për ndryshimet, ndërsa i dyti 20 mijë variante të AND-së njerëzore, deri tani të panjohura.
Top Channel