Meksikë, 15 viktima nga sulmi në lavazh

27/10/2010 22:55

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur ditën e mërkurë nga një sulm i armatosur në një lavazh në shtetin e Najarit në Meksikë.

Sulmi, sipas autoriteteve lokale dyshohet të jetë ndërmarrë nga persona të armatosur anëtarë të kartelit të drogës që vepron në zonë.

Sulmi ka ndodhur mjaft pranë zyrës qendrore të policisë e cila kur ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur trupat e pajetë të 15 personave përfshirë edhe trupat e pajetë të personelit të lavazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA