Në fund të pranverës së vitit 1988 një ngjarje e frikshme pushtoi zonën veri-perëndimore të Shqipërisë.

Sapo binte nata, në ultësirën që përfshinë fshatrat Fushë Kuqe, Alk, Tale e Madhe dhe Tale e Vogël, fare pranë qytetit të Lezhës u dëgjua një klithmë e zgjatur dhe e tmerrshme, origjina e së cilës nuk dihej.

Flitej për ekzistencën e një balene apo gjarpri gjigand detar, por askush nuk kishte guxuar të gjente të vertetën.

“Gojëdhënat popullore thoshin që është një ngjalë e madhe që bërtetë dhe nuk shihet dhe në fshatrat e tjerë kishte me qindra banorë që kishin ikur nga frika”, tregon një banor.

Mirëpo zhurma e majit të vitit 1988 nuk ishte më një legjendë, por një e vërtetë që trembi dhe tmerroi mijëra njerëz në fshatrat përreth Tales dhe Alkut.

Për më shumë kronika…

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA