Zhdukja e poliomelitit, shumë pranë

26/10/2010 09:45

Shkencëtarët thonë se zhdukja totale e sëmundjes së poliomelitit, më në fund mund të jetë shumë pranë.

Semundja e poliomelitit ka prekur qindra mijëra fëmijë në mbarë botën në shekullin e kaluar.

Një vaksinë e re e cila është përdorur së fundmi në fushatat imunizuese në tre nga katër vendet e fundit, ku kjo sëmundje është ende endemike, Nigeria, India dhe Afganistani, rezultuan me rënie rastesh në masën 95 përqind.

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr.Bruce Aylward, tha për BBC-në se vaksina e re ishtë një arritje shumë e madhe e cila mund ta zhdukte këtë sëmundje në shkallë botërore.

Top Channel