Tatuazhi “i nxituarâ€
26/10/2010 17:05
Një tifoz i çmendur i Manchester City ishte bindur plotësisht se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, do të braktiste rivalët e “Red Devils” për tu bashkuar me ekipin e tij të zemrës.
E keqja është se ai bëri një tatuazh në kurriz ku shkruhet: ROONEY, LEGJENDA E CITY.
Tatuazhi, siç shihet, nuk është aspak i vogël dhe mbetet për tu parë se si do e zgjidhë këtë problem tifozi i nxituar i City-t.
Rooney, pasi deklaroi që kërkonte të largohej nga Manchester United dhe interesimit të Manchester City për të, ndërroi mendje dhe zgjati kontratën me United deri në 2015.
Top Channel