Nobeli për paqe, sulmohet faqja e akademisë së Oslos
26/10/2010 18:20
Faqja e çmimeve Nobel për Paqen (www.nobelpeaceprize.org) është sulmuar nga piratët informatikë, në më pak se tre javë nga vlerësimi që i është bërë dezidentit kinez Liu Xiaobo.
Lajmin e ka bërë të ditur operatori telefonik norvegjez “Telenor”, sipas të cilit sulmi ka ardhur nga Tajvani.
Nga Akademia e Oslos kanë bërë të ditur se problemi tashmë është zgjidhur dhe se nuk është më e rrezikshme hyrja në faqe.
Top Channel