Oktapodi më i famshëm në botë, Paul ngordhi mbrëmjen e kaluar në akuariumin Sea Life.

Oktapodi ishte shumë i njohur falë parashikimeve të tij të sakta për botërorin e futbollit Afrikë e Jugut 2010.

Paul gjeti rezultatet e të gjitha ndeshjeve të rëndësishme që kreu kombëtarja gjermane. Parashikoi fitoret e gjermanëve ndaj Australisë, Ganës, Anglisë, Argjentinës dhe Uruguajit, si dhe humbjet me Serbinë dhe Spanjën.

Paul gjeti po ashtu edhe fituesin e takimit Spanjë-Hollandë, duke u bërë kështu parashikues i besueshëm nga të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA