Ngjyrat dhe gurët e cmuar sipas horoskopit

26/10/2010 12:00

Jeni kuriozë të mësoni se cilat ngjyra dhe gurë të cmuar ju përshtaten me shenjën tuaj të horoskopit?

Dashi- I drejtuar nga Marsi, zoti i Luftës, kjo shenjë është e lidhur me të kuqen, ngjyrë që i sjell fat dhe që i mbron nga negativiteti; guri i cmuar është korali ose rubini ne spektrin nga e kuqe në vjollcë.

Demi-Kurajoz, sensual duhet gjithnjë që të mbajë veshur dicka jeshile, sidomos në momentet e vështira, për të kaluar pengesat dhe për të patur sukses në dashuri. Ndër gurët e cmuar, fatsjellës janë smeraldi, që garanton dashuri dhe ekuilibër.

Binjakët– Ngjyra që i shkon për shtat kësaj shenje të udhëhequr nga Mërkuri është e verdha, që është zgjedhja e duhur në rast të një udhëtimi të rëndësishëm, apo ndryshimi të jetës. Topazi është guri i cmuar që i ndihmon të kontrollojnë emocionet.

Gaforrja– Argjenti, e bardhja; këto janë ngjyrat që i duhen atyre që i përkasin kësaj shenje, për të zgjidhur cështje familjare dhe sentimentale. Guri i cmuar mbetet perla, që ka efekt qetësuar dhe riekuilibrues.

Luani- E arta dhe portokallia janë ngjyrat e kësaj shenje, të lidhur me zotin e Diellit, që i sjellin kurajo dhe sukses. Diamanti është guri i cmuar që i jep energji, i mbron dhe i ndihmon për t’u fokusuar në objektivat e duhura.

Virgjëresha– E udhëhequr nga Mërkuri, kjo shenjë ka tonalitetet e grisë si ngjyra ideale. Për të zhvilluar më shumë intuitën, këshillohet të mbahen gurë të cmuar që quhen kunzite e zakonisht jane kristale ngjyre roze ose vjollce.

Peshorja– Për të gjetur paqen dhe ekuilibrin, shenja e dominuar nga Afërdita, mund të zgjedhë mes të kuqes dhe jeshiles. Edhe gurët e cmuar duhet t’i zgjedhë në këto ngjyra. Opali jep fuqi, ndërsa guri i Malakitit forcon kapacitetet kritikuese.

Akrepi-
I lidhur me Plutonin, Akrepi arrin sukses edhe falë së kuqes, ngjyrës së purpurt apo të kuqerremtës. Guri fatsjellës është rubini që lufton sëmundjet dhe të këqijat, por edhe forcon personalitetin.

Shigjetari– Kjo shenjë lidhet me tonalitetet e blusë dhe të kaltrës së thellë që i sjellin kurajo dhe humor të mirë. Guri i cmuar me emrin Bruz rrit personalitetin.

Bricjapi
– Ngjyrat e kësaj shenje janë kafja dhe grija, që i ndihmojnë për të patur më shumë kurajo dhe grintë. Oniksi është guri tipik që i ndihmon për të kaluar cdo vështirësi, kurse Opali i zi, eshte një stimulues i mirë dhe antidepresiv.

Ujori-
Bluja e errët, për shenjën që dominohet nga Urani, është zgjedhja më e mirë. Kjo ngjyrë ndihmon për të gjetur shpesh idetë brilante. Kristali i qartëson mendimet, ndërsa Zafiri i favorizon dashurinë dhe shëndetin.

Peshqit– Shenjë që nuk ka si t’i shpëtojë ngjyrës blu të detit dhe jeshiles. Gurët që kanë funksion mbrojtës dhe japin energji dhe forcojnë vlerësimin dhe vullnetin janë Ametisti dhe gurët më ngjyrë që nxjerr deti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA