ISS kërcënohet nga mbeturinat hapësinore

26/10/2010 15:40

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) rrezikon të përplaset me mbeturina hapësinore.

Lajmin e ka bërë të ditur sor qendra e kontrollit të misionit rus që ka vendosur një ndryshim të menjëhershëm të kursit.

Motorat do të ndizen për 180 sekonda, kjo do të shkaktojë një rritje të shpejtësisë me 0,4 metra në sekondë, që do të mundësojë evitimin e rrezikut.

Kërcënimi do të mbetet kështu 50 metra mbi stacion, 500 metra në krahe dhe 300 metra pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA