Celular që në 1928 apo udhëtim në kohë?

26/10/2010 23:05

Një pjesëz filmike nga viti i largët 1928 ku shfaqet një grua me celular në vesh po bën xhiron në internet, e për më tepër ka frymëzuar edhe teori konspirative mbi udhëtimin në kohë.

Bëhet fjalë për pamjet nga filmi “The Circus” i Charlie Chaplin ku një kalimtare është kapur rastësisht nga kamera duke “folur me celular”.

Producenit irlandez i filmave, George Clarke dhe një fans i Charlie Chaplin tregon se po vështronte imtësisht  filmin “The Circus” dhe mbeti i shtangur nga ajo që pa.

“E pashë dhe e ripashë disa herë dhe nuk mund të jepja asnjë shpjegim për atë që pashë. Prandaj vendosa hedhjen e videos në internet dhe për të patur një ide. I vetmi përfundim që unë mund të arrij edhe pse disa persona shprehen të sigurtë, edhe pse duket mjaft qesharak, është ai që kemi të bëjmë me një udhëtim në kohë”, deklaron Clarke.

Pjesa më e madhe e komentuesve të videos së hedhur në Youtube shkruajnë se gruaja ka ngritur dorën për t’u mbrojtur nga dielli. Por ka edhe nga ata të cilët komentojnë se kemi të bëjmë me një të vonuar mendore që ka qenë duke “folur me veten”.

Të shumtë janë ata të cilët nisur nga video shkruajnë se kemi të bëjmë me një “udhëtim në kohë” një realitet që të gjithë e kemi parë vetëm në filmin “Star Trek”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA