Shfajësohet Colombo, nuk solli sifilisin

25/10/2010 17:30

Skelete të gjetura në një varrezë në Londër e shfajësojnë Cristoforo Colombo-n: nuk solli në kontinentin e vjetër nga Amerika sifilisin.

Sëmundja ekzistonte në ishujt britanikë dhe për rrjedhojë në Evropë, dy shekuj para udhëtimit të Colombo-s.

Shtatë skeletet me sifilis janë zbuluar në St. Mary Spital në lindje të Londrës.

Mes tyre janë edhe mbetjet e një fëmije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA