Rrjetet sociale, të dobishme për ata që punojnë

25/10/2010 16:00

Kush navigon për zbavitje, për më pak se 20% të orarit të punës, rezulton të jetë 9% më shumë produktiv sesa ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Ky është konkluzioni që ka nxjerrë një kërkim australian i kryer mbi një kampion prej 300 punonjësish për t’iu përgjigjur një prej dilemave më të zakonshme të epokës dixhitale.

Studimi i Universitetit të Melbourne thekson se rrjetet sociale i bëjnë mirë rendimentit të punës, por vetëm nëse nuk ekzagjerohet.

Kalimi i tepërt i kohës në këto website mund të konsumojë orë shumë të vlefshme, por përdorimi i tyre në kohë pushimi mund të ndihmojë në rifreskimin e ideve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA