Ngjizja e fëmijës, kujdes me stinën

25/10/2010 08:45

Kur një cift vendos për t’u bërë me fëmijë llogariten shumë gjëra: puna, stabiliteti ekonomik, dashuria, e ardhmja…por pak vetë e dinë se për të sjellë në jetë në krijesë duhet menduar një element tjetër shumë i rëndësishëm, stina e vitit.

Shëndeti i foshnjës është i lidhur me periudhën e vitit që është ngjizur.

Më mirë të mos realizohet ngjizja në pranverë apo në verë

Sipas një studimi amerikan, i bërë te fëmijët e lindur në vitet 1996-2002, të ngjizur në muajt nga prilli deri në qershor, rezulton se shumë prej tyre kishin probleme për shkak të përqendrimit në sipërfaqen e ujit të pesticideve dhe substancave të tjera kimike të përdorura në agrikulturë.

Keqformimet në lindje

Defektet në lindje të analizuara prej kërkuesve amerikanë ishin: buza e lepurit, sindroma doën, apo probleme në shtyllën kurrizore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA