Grupi i gjakut “përcakton” fertilitetin e grave

25/10/2010 17:00

Edhe grupi i gjakut mund të ketë një rol në fertilitetin femëror. Gratë me grup 0 janë më problematiket, pasi kanë një rezervë më të ulët të qelizave të vezëve dhe cilësi të dobët të tyre.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer nga Albert Einstein College of Medicine të New York dhe Yale University, sipas të cilit shanset më të mira i kanë gratë e grupit A.

Kërkimi është kryer mbi 560 gra me moshë mesatare 35 vjeçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA