E-book, e ardhmja librat për fëmijë

25/10/2010 15:45

Fëmijë që ngjyrosin librat e ilustruar, lexojnë ose dëgjojnë histori mbi një dërrasë të zezë elektronike.

Kjo është e ardhmja që i përket “Barnes & Noble”, e cila për t’u rritur në tregun e “e-book”-ve synon një target që është marrë shumë pak në konsideratë: të vegjëlit.

Sipas “Wall Street Journal”, kompania amerikane e librarive është gati të hedh në treg një koleksion dixhital (12 mijë tituj) i menduar për fëmijë nga 3 në 8 vjeç, që mund të shfletohet në një version të ri të lexuesit “Nook”, që do të prezantohet nesër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA