Dubai, lind fëmijën në hollin e hotelit

25/10/2010 12:55

Në Dubai turizmi është shumë i zhvilluar dhe në të kalojnë ditët e pushimit turistë nga e gjithë bota.

‘Grand Midwest Express Hotel’, një hotel me katër yje ku një dhomë kushton minimumi 50 dhe maksimumi 375 euro, është një prej vendeve të shumta, ku turistët mund të qëndrojnë. E vecanta e këtij hoteli lidhet me një histori shumë të bukur…

Mes shumë klientëve, në hotel ndodhej edhe një familje nga Kazakistani, prindërit dhe fëmija i tyre 5-vjecar. Gruaja ishte shtazënë me fëmijën e saj të dytë dhe ndërsa doli nga dhoma për të shkuar në destinacionin e saj, nuk arriti të ecë më shumë se deri të holli i hotelit. Shpejt i erdhën në ndihmë punonjësit, një doktor, iu sajua një shtrat dhe bebja lindi në holl nën kureshtjen e dhjetëra njerëzve.

Nuk pati kohë që gruaja të shkonte në spital, sepse gjithcka ndodhi sa hap e mbyll sytë. Pronari i hotelit, baba i gjashtë fëmijëve është shumë i lumtur për ngjarjen që i ndodhi pikërisht në pronën e tij. Ndoshta dikush tjetër mund të ishte nervozuar, kurse Mohammad Arshad Shah shprehu kënaqësinë madje mendoi për një dhuratë shumë të vecante për të sapolindurin: Ai mund të qëndrojnë falas sa kohë të dojë në hotel gjatë gjithë jetës së tij. Jo keq si dhuratë e parë…!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA