Teza me titull “Structures of Diversity” (struktura – diversiteti) e Blerina Sinaimerit ka fituar çmimin si doktoratura më e mirë në Itali në fushën e Informatikës teorike.

Studiuesja 29-vjeçare shqiptare, megjithë moshën e re, është bërë e njohur me botimet e saj në revistat nga më prestigjoze shkencore në vende të ndryshme të botës.

Blerina na rrëfen se çmimi “sigurisht që është një nder për të, por ndërkohë e angazhon akoma më shumë për të thelluar studimet në fushën e saj, që është një degë shumë e veçantë e matematikës: kombinatorikë ekstremale.

Vetëm pak vite më parë Blerina Sinaimeri ka mbaruar studimet në universitetin La Sapienza të Romës, pikërisht atje ku sot punon në Departamentin e Informatikës. Ajo na thotë se shpesh ka të bëjë me studentë shqiptarë që diplomohen me rezultate shumë të mira, gjë që ka krijuar një opinion të përgjithshëm pozitiv për ta. Duke lënë mënjanë me modesti sukseset e saj personale, Blerina ngul këmbë për kujdesin që shteti shqiptar duhet të tregojë për studentët e shkëlqyer, që në Itali janë gjithnjë e më të shumtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA