Spanjë, përfundon kampionati i gjumit

23/10/2010 21:45

Ka fituar 1000 euro dhe titullin e parë kombëtar si kampion i gjumit në historinë moderne të Spanjës.

Pedro Soria Lopez është shpallur fitues i Kampionatit Kombëtar të Gjumit, të zhvilluar në Madrid.

17 minuta gjumë i rregullt, gjatë të cilit Pedro pati një gërhitje elegante dhe të rregullt, i mjaftuan për fitoren e titullit.

I dyti në klasifikim fjeti 18 minuta, por duke bërë një zhurmë jo shumë të pëlqyeshme.

Në vend të tretë një grua, Anna Pietkiewica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA