Qeveria braziliane ka njoftuar se do të investojë një fond prej 13.5 milionë dollarësh për të ndihmuar rajonin e Amazonës, të prekur nga thatësira më e egër në dekada.

Paratë do të shpenzohen për pompa uji dhe pastrim, si dhe për të shpërndarë ushqime në ato qytete ku niveli i lumit ka prekur fundin.

Ndërkohë, forcat ajrore braziliane kanë shpërndarë tashmë nga ajri 500 tonelata ushqim në zonat që varen nga transporti ujor.

Lumi Amazon në Manaus ka rënë në nivelin e tij më të ulët që prej vitit 1963. Shkencëtarët thonë se zona po përballet me hapësirën më të keqe që prej këtij viti.

Në shtetin e Amazonës, 27 prefektura kanë shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme pikërisht për shkak të thatësirës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA