Truri i nënave të reja, më i madh

22/10/2010 14:10

Truri i nënave të reja rritet menjëherë pas lindjes. E ka treguar një studim i kryer nga Instituti Nacional i Shëndetit Mendor në Maryland, sipas të cilit ka diferenca të vogla por domethënëse para dhe pas lindjes.

Kërkuesit që kanë publikuar rezultatin e studimit në revistën e American Psychological Association kanë analizuar trurin e 19 nënave që i kanë dhënë jetë 10 djemve dhe 9 vajzave dy javë përpara dhe katër muaj pas lindjes.

Rezonancat manjetike kanë treguar rritje të materies gri te gratë që tregonin entusiazëm të madh në lidhje me fëmijët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta