Nuk mban alkoolin? Faji i një geni

22/10/2010 11:00

E mban alkoolin apo pas gotës së parë të rrotullohet toka? Gjithçka varet nga një gen, CYP2E1, që ndikon shpejtësinë me të cilën truri “përtyp” alkoolin: versioni i shpejtë i genit të bën menjëherë tapë.

Zbulimi i Kirk Wilhelmsen i Universitetit të Karolinës së Veriut, mund t’i hapë rrugën terapive të reja kundër varësisë së alkoolit.

Nëse do të gjendej një ilaç që i bën personat më të ndjeshëm ndaj alkoolit, mund t’i shtyjë të pinë më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA