4 truke për t’u dukur më e dobët

22/10/2010 09:35

Të duken më të dobëta dhe të kenë një siluetë modeleje është ëndrra e shumë vajzave dhe grave të cilat mundohen t’ia arrijnë këtë me dieta të ndryshme dhe shumë palestër.

Por ndonjëherë është shumë e vështirë dhe përsëri kilogramët e tepërta bien në sy. Me anë të disa trukeve mund t’ia arrini që të evitoni paksa peshën, duke fshehur defektet.

Ja 4 mënyra për t’u dukur më e dobët

1) Blini recipetat e duhura. 85% e zonjave gabojnë në zgjedhjen e të brendshmeve. Recipetat duhet të kenë funksionin “push up”. Për ato vajza dhe gra që kanë forma të bollshme nuk këshillohet blerja e të brendshmeve me qëllim shtypjen apo fshehjen e gjoksit.

2) Vishni bluza me jakë V, pasi kështu silueta është më e bukur. Ideale për dimrin janë edhe këmishat e derdhura, por duhet të bëni kujdes me lëkurën e dekoltesë që duhet të jetë shumë e kuruar.

3) Investoni për të brendshmet e ngushta në formë korseje. Mundësisht të jenë në formën e pantallonave të shkurtra, pasi janë aleat për të gjithë zonjat që të fshehin celulitin. Këto lloj të brendshmesh zvogëlojnë një numër përmasat dhe evitojnë defektet. Kujdes me përdorimin e tyre në verë dhe nëse keni probleme me qarkullimin e gjakut.

4) Tregoni këmbët. Fundet ndihmojnë që të jeni shumë femërore dhe në nivelin optik janë më të bukura se pantallonat. Nëse keni damarë nëpër këmbë mbulojini ato me një krem ngjyrues ose me fondotintë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA