Infermiere dhe aktore në internet e faqeve “hot”
21/10/2010 01:40
Turnin e natës një infermiere në Itali nuk e shfrytëzonte vetëm për t’u kujdesur për pacientët, por edhe për të pozuar para një kamere, imazhet e së cilës transmetoheshin në faqe interneti pornografike.
Skandali ka ndodhur në një spital të Pisas në Itali ku infermierja-aktore akuzohet nga drejtësia për abuzim me detyrën e saj duke u impenjuar në “punën e dytë” për më shumë se 22 herë dhe duke i besuar angazhimin primar kolegëve të tjerë.
Vetë spitali i Pisas ka kërkuar nga ish-punonjësja e saj një dëmshpërblim prej 22 mijë eurosh për dëmin e shkaktuar nga prishja e imazhit publik.
Top Channel