Sistemi anti-raketë, Medvedev: Rusia pret NATO-n
20/10/2010 02:15
Rusia është gati të bashkëpunojë me perëndimin për sistemin aq të përfolur anti-raketë, që është bërë shpesh herë objekt polemikash mes Moskës dhe Uashingtonit.
Presidenti rus Dimitrij Medvedev deklaroi pas takimit në Francë me presidentin Nikola Sarkozi dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, se Rusia po pret tashmë propozimet e NATO-s.
Medvedev tha se Rusia mbetet partner i NATO-s dhe për projektin anti-raketë është e gatshme të bashkëpunojë.
Top Channel