Një ditë pas refuzimit të gjyqtares Virxhinia Filipes për të pezulluar vendimin e saj që u jepte të drejtë homoseksualëve t’u bashkohëshin forcave të armatosura, Pentagoni ka udhëzuar komandantët të pranojnë të gjithë personat që deklarojnë orientimin e tyre seksual.
Pentagoni tha se të gjithë rektrutët e rinj të cilët pranojnë haptazi që janë homoseksualë dhe që plotësojnë kriteret e nevojshme, mund t’i nënshtrohen procesit të rekrutimit.
Megjithatë gjatë gjithë procesit të rekrutimit kandidati nuk lejohet të pyesë kandidatët e tjerë mbi prirjet apo orientimin e tij seksual.
Më herët Departamenti i Drejtësisë kërkoi nga gjykatësja federale, Virxhinia Filips pezullimin e vendimin që lejonte homoseksualët të merrnin pjesë në ushtri duke thyer parimin “mos pyet, mos trego”, për të pritur vendimin e apelit.
Top Channel