Pakistan, 25 viktima nga sulmet
20/10/2010 04:25
Të paktën 25 persona kanë gjetur vdekjen pas dy sulmeve të ndërmarrë nga rebelë të armatosur në qytetin jugor të Karacit në Pakistan.
Viktimat janë regjistruar në dy sulme të ndryshme ku në të parin kanë humbur jetën 12 persona dhe në të dytin 13 persona. Të gjitha viktimat sic raportojnë autoritetet janë civilë.
Të paktën 50 persona kanë gjetur vdekjen që nga data 16 tetor në këtë qytet, ditë kur u mbajtën edhe zgjedhjet lokale në këtë qytet.
Top Channel