Në klasë pa libra, vetëm netbook
20/10/2010 17:20
Jo më libra shkollorë, por vetëm netbook në bankat e një shkolle në Krema, të Italisë.
Në institutin Pacioli, rreth 1600 studentë brenda pesë viteve të ardhshme do të kenë të githë kompjuterat e tyre.
Hapi i parë, dorëzimi i kompjuterave, u bë dje në 15 klasa.
Janë gjithsej 430 studentët që janë duke u ambjentuar me netbook-ët të cilët këtej e tutje do t’i mbajnë në çanta në vend të librave.
Nga ky moment ata do të ndjekin leksionet me kompjuter.
Top Channel