Spanjë, Autority, Google rrezikon gjobën
19/10/2010 19:25
Hetim i Autority spanjoll mbi programin Street View të Google që mund t’i shkaktojë kompanisë një gjobë prej 2,4 milionë euro, shkruan El Pais.
Hetimi lidhet me metodën e mbledhjes së të dhënave nga ana e një makine të Street View, që ka përshkruar qytetet spanjolle për të regjistruar imazhet e përdorura nga programi, por edhe që ka dekonspiruar të dhëna dhe komunikime të transmetuara në rrjet nga përdoruesit me Wifi të pambrojtura.
Hipoteza është se bëhet fjalë për një mbledhje të paautorizuar të të dhënave personale.
Top Channel