Obama: Inkurajim kompanive investuese

18/10/2010 08:30

T’i jepet fund perfitimit nga taksat per kompanite qe transferojne vendet e punes jashte. Fjalimin e tij te perjavshem radiofonik, presidenti amerikan Barak Obama edhe kete here e perqendroi tek ekonomia, ceshtja kryesore ne zgjedhjet e ardhshme.

Ne nje kohe kur papunesia ne Shtetet e Bashkuara ka mberritur pragun 9.5% dhe kur demokratët pritet të pesojne humbje të mëdha në zgjedhjet e kongresit në nëntor, Obama bën fushatë për ligje të reja taksash, për të cilat ai thotë se do të ndihmojnë në mbajtjen e vendeve të punës brenda vendit.

Per presidentin,një nga faktorët kryesorë qe do te ndikoje ne kete drejtim eshte inkurajimi i kompanive te investojne më shumë në Shtetet e Bashkuara. Për vite me radhë, Kodi Amerikan i taksave ka lejuar shkurtime prej miliarda dollarësh në taksat ne menyre qe te inkurajohen kompanite të hapin vende pune dhe të sjellin fitime ne vende të tjera.

Per cdo rast, lideret demokratë në kongres thonë se do ta trajtojnë çështjen e taksave pas zgjedhjeve të 2 nëntorit. Sondazhet e opinionit tregojnë se republikanët kanë shanset të shënojnë fitore të mëdha, ndërsa Presidenti Obama po bën nje fushate intensive tashme jo per te fituar, por per te minimizuar humbjet e pritshme të demokratëve.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA