Piratët rrëmbejnë anijen koreano-jugore

17/10/2010 18:40

Një anije peshkimi, koreano-jugore me 43 marinarë në bord u mor peng nga piratët në brigjet e Kenias.

Lajmi njoftohet nga autoritetet e Seulit të cilat shtojnë se pengmarrja e anijes u realizua më datë 9 tetor pranë ishullit Lamu. Ndërkohë mediat koreano-jugore shkruajnë se anija e peshkimit mbahet në një fortesë të piratëve në veri të Somalisë.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se ka nisur hetimet për rastin në fjalë dhe ka nisur për në Kenia një skuadër emergjencash.

Pirateria është një aktivitet normal në Somali dhe mjaft fitimprurës që ka lulëzuar për shkak të mungesës së një qeverie që të kontrollojë të gjithë territorin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA