“Luftë” mes administratës Obama dhe Kalifornias

17/10/2010 18:05

“Luftë” mes administratës Obama dhe autoriteteve vendore në Kalifornia të cilat kanë vendosur mbajtjen e një referendumi për përdorimin ose jo të drogave të lehta.

Sekretari i Drejtësisë, Erik Holder u shpreh për mediat amerikane se edhe nëse nga referendumi vendoset për të lejuar përdorimin e drogave të lëheta, autoritetet federale do të vazhdojnë të arrestojnë të gjithë personat që kapen nën zotërimin e marihuanës.

Referendumi pritet të mbahet më datë 2 nëntor dhe sipas sondazheve të para të kryera, votuesit pritet të miratojnë legalizimin e drogave të lehta, i quajtur ndryshe “Propozimi 19”.

Kalifornia është shteti i parë amerikan që në vitin 1992 lejoi konsumimin e marihuanës për qëllime terapeutike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA